Loading…
Duhanpirja për kokë banori: Shqipëria zë vendin e pestë
  • 10/02/2019 | 10:06

Duhanpirja për kokë banori: Shqipëria zë vendin e pestë

Shqipëria është një prej 5 vendeve më duhan pirëse në botë me rreth 40 % të popullsisë së rritur që e konsumojnë, duhanin vlerëson një hulumtim profesional, trasnmeton Gazeta Metro.


Të dhënat e ‘Tabacco Atlass’ vlerësojnë se më shumë se 1000 fëmijë të moshës 10 -14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit.

Ndonëse INSTAT në një raport të tyre për duhan pirjen vlerësuan se ishte ulur me 7 %, të paktën dekadën e fundit, eksperti për kontrollin e duhanit Roland Shuperka thotë se këto të dhëna nuk janë të sakta.

Roland Shuperka: Pa hezituar do të thoja që nuk janë shifra reale. OBSh ka bërë studime specifike për duhanin. Ndërsa studimi që është bërë është bërë për shumë probleme të tjera.

Shuperka thotë se edhe tregtia e paligjshme e cigareve është një tjetër problem, e cila i shkakton shtetit dhe një dëm ekonomik.

‘Duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjeve polmonare kronike. Duhanpirja nuk është e barazvlefshme me kancerin e polmonit por është një nga shkaqet dhe faktor risku themelor’

Duhanpirësit e rregullt vlerësohen në 40 % te meshkujt dhe 6% te femrat, raporton oranews.

Në 2013 parlamenti votoi një ligj që ndalonte konsumin e duhanit në ambiente publike por gjashtë vite nga hyrja e tij në fuqi shihet që rezultatet janë të duhura. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 21/04/2019 | 00:05
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë