300 mijë deri në 500 mijë dollarë do të kushtojnë dorëshkrimet e këngës së famshme të Bob Dylan, “Blowin in the Wind” e shkruar në vitin 1962.
Jo shumë më lirë do të mund të blihen edhe dorëshkrimet e këngës “Layla”, e shkruar nga Eric Clapton. Çmimi i “Layla” shkon nga 50 mijë deri në 70 mijë dollarë. Bëhet fjalë për një nga këngët më të famshme të këngëtarit britanik.
E, çmimi i dorëshkrimeve të Dylan nuk është i rastësishëm, pasi kjo këngë e fituesit të Nobelit për Letërsi të këtij viti, është një nga himnet më të njohur, e cila është publikuar një vit pasi u shkrua.
Ndryshe, dorëshkrimet origjinale të Bob Dylan dhe Eric Clapton do të nxirren në ankand në 10 dhjetor nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s gjatë një shitjeje në Neë York, që do të përmbajë gjithashtu objekte që i përkisnin Beatles dhe Elvis Presley./Gazeta Metro/