Loading…

‘Duhet me kry punën’: Agim Ademi punëson në FFK djalin dhe nipin e Muharrem Ramës

  • 27/01/2021 | 18:24

‘Duhet me kry punën’: Agim Ademi punëson në FFK djalin dhe nipin e Muharrem Ramës

Derisa shumë ish futbollistë mezi e presin ndonjë konkurs punësimi në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), gjë që nuk ndodh dot, shtëpia e futbollit vazhdon të përdorë rrugë tjera të punësimit mbi bazën e nepotizmit apo “me të njofshëm”.


“Insporti” ka zbuluar se muajve të fundit në FFK janë punësuar dy familjarë të Muharrem Ramës, mikut të presidentit Agim Ademi, të cilët nga drejtësia në Kosovë akuzohen për zhvatje dhe kërcënime.

Portali “Insporti” ka raportuar se Agim Ademi në FFK i ka punësuar djalin e Muharrem Ramës, Shkodran Ramën, e po ashtu nipin e tij, përkatësisht djalin e vëllait të Ramës, Liburn Ramën.

Pozita e Shkodran Ramës në Federatën e Futbollit të Kosovës është depoist dhe përkthyes në ndeshjet e UEFA-s. Këtë pozitë Shkodrani e ushtron tash e shtatë muaj, sipas kryetarit Agim Ademi.

Kurse, Liburn Rama e mban pozitën e ekonomit në Përfaqësuesen e Kosovës. Ai angazhohet si ekonom në Përfaqësuesen A të meshkujve dhe atë të femrave A.

“Po, te na punon ai djali (Shkodrani). Është depoist për paisje sportive. Po e di që po doni me ba temë, po s’keni nevojë me ba kësi tema. Mos i trajtoni temat se janë palidhje. Punon ai tash e disa muaj, nuk po di drejten me të thanë, nuk i ka një vit, 6-7 muaj”, ka thënë Ademi për “Insporti”.

Muharrem Rama dhe Ademi janë miq të vjetër, pasi edhe akuzohen për të njëjtën vepër penale. Këta dy miq të vjetër akuzohen se së bashku me Muharrem Ramën e kanë kërcënuar për vdekje një person, shkruan Insporti.

E gjithë kjo sipas Prokurorisë u bë me qëllim ndryshimi të statusit të një ngastre toke.Në aktakuzë thuhet se dy të akuzuarit e lartpërmendur kanë kërkuar nga Dritëro Kadolli shumën prej tridhjetëmijë eurove apo një veturë të tipit “BMW X5”, me qëllim të ndikimit të tyre në vendimmarrjen e Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zona e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

Në pikën e parë të aktakuzës Agim Ademi e Muharrem Rama akuzohen se në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit, në bashkëkryerje dhe me dashje të përfitimit material për vetën e tyre apo për personin tjetër, kanë përdorur kërcënimin serioz me vdekje në atë mënyrë që sipas Prokurorisë i akuzuari Muharrem Rama e ka sulmuar fizikisht viktimën Dritëro Kadolli që ta detyroj atë që të bëjë një veprim në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të ua jep atyre një veturë të tipit BMW X5, veturë e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej Sami Hamitit.

Tutje në pikën e dytë të kësaj aktakuze thuhet se të akuzuarit e lartpërmendur gjatë periudhës së njëjtë kohore në bashkëkryerje kanë kërkuar nga Dritëro Kadolli shumën prej tridhjetëmijë eurove apo një veturë të tipit “BMW X5”, në lidhjen me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zona e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.Kujtojmë që në shkurt të vitit 2020 Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.“A.A. dhe M.R. janë shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës(KPK), dhe janë gjykuar, i pari më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 9(nëntë) muajve, ndërsa i dyti më dënim më burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë