Loading…
Duhet të bëni këto gjëra nëse doni më shumë ‘like’ në Instagram
  • 02/05/2019 | 14:19

Duhet të bëni këto gjëra nëse doni më shumë ‘like’ në Instagram

Zgjidhni imazhe që kanë një ngjyrë dominante dhe mundësisht me ngjyrën blu, sugjeron firma e marketingut dhe analizave Curalate, në bazë të një kërkimi që ka realizuar duke shqyrtuar foto të ndryshme në Instagram për të bërë një analizë se cilat kanë më tepër shanse për të marrë më shumë pëlqime.


Për shembull, ata kanë arritur në përfundimin se imazhet që kanë një ngjyrim të vetëm pëlqeheshin më shumë, duke pasur 17% pëlqime më tepër se fotot me një shumëllojshmëri ngjyrash në to.

Kjo mbase për arsyen se kur njerëzit shohin foto nga një distancë e vogël, mungesa e kaosit i ndihmon në fakt të përqëndrohen.

Ndërkohë, imazhet me dominimin e ngjyrës blu gjenerojnë 24% më tepër pëlqime se ato ku dominon ngjyra e kuqe.

Një përmbledhje e përfundimeve të nxjerra nga studimi:

-Imazhet me më shumë ndriçim gjenerojnë 24% më tepër pëlqime se ato në errësirë.

-Imazhet me hapësirë në sfond gjenerojnë 29% pëlqime më tepër se ato pa sfond.

-Imazhet me dominimin e ngjyrës blu gjenerojnë 24% më tepër pëlqime se ato me dominimin e ngjyrës së kuqe.

-Imazhet me një ngjyrë të vetme dominuese gjenerojnë 17% më tepër pëlqime se ato me shumë ngjyra.

-Imazhet me ngjyra më të zbehura gjenerojnë 18% më tepër pëlqime se ato me ngjyra të ndezura.

-Imazhet me nivel më të lartë teksturë gjenerojnë 79% më tepër pëlqime se ato pa të.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë