Loading…

“Duhet të kërkohet përfshirja direkte e SHBA-së në dialog”

  • 02/05/2021 | 08:55

“Duhet të kërkohet përfshirja direkte e SHBA-së në dialog”

Përfshirjen e ShBA-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi po e sheh të pashmangshme deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.


Kadriaj ka thënë se sa herë ka munguar përkrahja e ShBA-së, ky proces ka dalë jashtë rruge.

“Mendoj që një anë dhe e pashmangshme duhet të kërkohet përfshirja direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut sepse ne e kemi parë që ky proces pa përkrahjen e ShBA-së shpesh herë ka dalë prej rrugës dhe në këtë mënyrë ne do të kemi njëfarë sigurie se procesi i dialogut do të shkojë mirë”,  është shprehur ajo.

Tutje, Kadriaj ka thënë se në dialog duhet të shkohet me parime dhe ky proces duhet të jenë krejtësisht transparent.

“Mendoj që duhet të ketë transparencë procesi i dialogut dhe krejt çka duhet të diskutohet duhet të ketë parime se çfarë do të dialogohet dhe çka nuk duhet, të shkohet të përgatitur. Të jetë një proces transparent që para se të diskutohen të dihen temat nga qytetarët por edhe deputetët t’i dinë ato, në mënyrë që procesi i dialogut të jetë krejtësisht transparent”, ka shtuar ajo.

Deputetja e AAK-së konsideron se në Bruksel nuk duhet të bëhet kompromis me territorin e vendit.

“Ajo çka duhet të diskutohet ështët statusi finaln dhe statusi final është 17 shkurti 2008-ës, nuk ka kompromis tjetër veç me këtë territor që e kemi shpallë pavarësinë e Kosovës dhe që jemi njohur prej shumë shteteve të botës”, ka deklaruar Kadriaj.

Për fund, Kadriaj ka konsideruar se Kosova dhe Serbia duhet të ulen sit ë barabarta në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

“Datat që përcaktohen duhet të dakordohen të dy shtetet dhe secili kryeministër apo secili kryetar Qeveria që udhëton në Bruksel duhet ta prezantojë Kosovën dhe në tavolinën e bisedimeve duhet të ulen si dy shtete të barabarta si Serbia ashtu edhe Kosova dhe nëse dakordohet një datë për dialog duhet të bëhet me dakordancën e dy shteteve”, ka deklaruar ajo për EkonomiaOnline.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë