Loading…

Dukagjin Gorani i deleguari i Vetëvendosjes te Erdogan (Foto)

  • 25/03/2017 | 13:55

Dukagjin Gorani i deleguari i Vetëvendosjes te Erdogan (Foto)

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, tash, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani, duket se tash ka marrë rolin e të deleguarit të Albin Kurtit te Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.


Gorani së fundmi ka marrë pjesë në një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ky njoftim nuk është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, por nga një student i Kosovës në Ankara. Ai ka njoftuar se bashkë me Goranin kanë qenë pjesë e takimit me Presidentin e Turqisë.

“Me prof.Dukagjin Goranin, në takimin e organizuar nga Presidenti i Turqisë për rajonin e Ballkanit”, ka shkruar studenti.

Lidhjet e Erdogan me zyrtarët e Vetëvendosjes kanë ardhur pas refuzimit të Qeverisë për t’i mbyllur shkollat turke të Fetullah Gulenit në Kosovë. Në këtë mënyrë, raportet e Erdoganit janë ftohur me zyrtarët e PDK’së dhe LDK’së

Në këtë situatë, Lëvizja Vetëvendosje në heshtje është duke forcuar lidhjet me pushtetin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

a

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë