Loading…

Dukagjini shkëput rrugët me trajnerin Arsim Thaçi

  • 03/08/2026 | 13:16

Dukagjini shkëput rrugët me trajnerin Arsim Thaçi

KF Dukagjini ka njoftuar se ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaçi, si dhe me ndihmëstrajnerët Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli.


Klubi nga Klina i falënderoi anëtarët e stafit teknik për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke theksuar se ata kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të skuadrës.

Nën drejtimin e Thaçit, Dukagjini arriti një nga sukseset më të mëdha në historinë e klubit, duke fituar Kupën e Kosovës pas triumfit në finale ndaj Ferizajt. Ky sukses i siguroi ekipit pjesëmarrjen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku u eliminua nga skuadra zvicerane Lugano.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë