Loading…

Duke mos shkuar në veri, s’është ushtri

  • 18/03/2017 | 08:43

Duke mos shkuar në veri, s’është ushtri

Nëse nuk ka shtrirje të aktiviteteve operacionale ushtarake në mbrojtje të kufijve të shtetit dhe të qytetarëve edhe në pjesën veriore të vendit, atëherë as nuk mund të ketë ushtri të Kosovës.


Me kompetenca të kufizuara, siç ka vepruar deri më tani Forca e Sigurisë së Kosovës, pa pasur qasje në veri të vendit, madje as në raste të fatkeqësive elementare, ushtria e Kosovës do të ishte një dështim i institucioneve të Kosovës për ta mbrojtur dhe për ta ruajtur sovranitetin e vendit.

Në këtë mënyrë, shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës, si dhe shumica e serbëve, të cilët nuk janë kundër transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, do të vazhdojnë të mbesin peng i politikës antishqiptare të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës, krerët e të cilit hapur kanë dalë jo vetëm kundër ushtrisë por edhe kundër çfarëdo vendimi dhe mase që marrin institucionet e Kosovës.

Shqiptarët e veriut: Më mirë hiç se ushtri pa kompetenca në veri

Këto janë disa nga përfundimet që kanë nxjerrë përfaqësuesit shqiptarë në institucionent e komunave veriore, të shqiptarëve në jug dhe të serbëve, disa nga të cilët i kanë thënë “Zërit” se për ta është njëjtë si Forcë e Sigurisë si ushtri e Kosovës. /Zëri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë