Loading…

Dukja e Bora Zemanit, me dhe pa makijazh

  • 20/05/2022 | 21:49

Dukja e Bora Zemanit, me dhe pa makijazh

Prezantuesja Bora Zemani është një prej personazheve shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale.


Ajo shkëlqeu së fundmi me paraqitjen e saj në eventin e modës të stilistit Valdrin Sahiti, e veshur me një fustan plot xixa i cili e bënte të dukej mjaft tërheqëse.

Edhe makijazhi dhe flokët e saj ishin rregulluar në mënyrë të përsosur, duke e bërë atë një prej femrave më joshëse të mbrëmjes.

Në këtë mbrëmje, Zemani dukjen ia kishte besuar parukierit Kaci dhe grimeres Sellma, ku kjo e fundit ka sjell për ndjekësit e saj në rrjetet sociale një videot nga prapaskenat e realizimit të makijazhit.

Në videon në fjalë, Bora nuk ka hezituar të shfaqet pa makijazh, duke treguar dukjen e saj natyrale, si dhe ndryshimin në dukje që nga fillimi e deri në përfundim të makijazhit.

Dhe Bora duket mjaft bukur dhe tërheqëse edhe pa makijazh, gjersa një dorë e konturave e bënë atë të duket edhe më atraktive.

Moderatorja e njohur shpesh është komentuar për ndryshimet e saj të mëdha në dukje, që nga fillimet e saj e deri më tani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë