Trekëndshi Bermuda është njëra ndër misteret më të çuditshme dhe të rrezikshme të njohura deri tani. Në këtë trekëndësh kanë ndodhur shumë fatkeqësi, dhe si përfundim kanë mbetur të pashpjeguara.
Shumë herë shkenctarët dalin me konstatime të ndryshme rreth këtij misteri, mirëpo asnjëherë nuk është dhënë ndonjë rezultat final.
Ky trekëndësh ndodhet në Oqeanin Atlantik 1.2 milion km/katrorë, që përbëhet nga Bermuda, Puerto Riko dhe Fort Lodredejl të Floridës. Trekëndshi i Bermudës është bërë i njohur nga rrëfimet e mediave, për dukuritë e jashtzakonshme që ndodhin atje.
Në këtë pjesë që nga viti 1800 kanë ndodhur shumë ngjarje misterioze të cilat nuk janë kuptuar asnjëherë . Shumë anije, aeroplanë janë zhdukur në mënyrë “ të pashpjegueshme” pa lënë asnjë gjurmë pas.
Profesori Joseph Monaghan dhe studenti i tij David May nga Universiteti Monash në Australi, në bazë të hulumtimit oqeanografik, zbuluan se në fund të detit në zonën midis bregdetit të Porto Rikos, në brigjet juglindore të këtij trekëndshi misterioz ka sasi të konsiderueshme të metan-hidratit dhe gjurmë të shumëta të erupsioneve, bënë të ditur “Serbeze”.
Në territorin e diskutueshëm ndodhin erupsione të metanit, ku pas lëvizjeve tektonike, ai del përmes të çarave në fundin e detit dhe i formuar në fluska të mëdha që përhapen, udhëton më tej në sipërfaqe të detit.
Monaghan dhe May pohuan se fluskat e tilla të mëdha, në kohën kur ato dalin në sipërfaqe, mund të përmbysin anije të mëdha dhe i njejti gaz, kur hynë në motor të aeroplanit (në kohën kur ai fluruton mbi fluskat), mund të shkaktojë dëme të rënda në motor dhe rrëzimin e aeroplanit në det.
Disa nga zhdukjet e anijeve dhe aeroplanëve janë: