Loading…

Dumoshi e Bajrami përplasen rreth ‘lakmisë për pushtet’

  • 06/05/2017 | 12:18

Dumoshi e Bajrami përplasen rreth ‘lakmisë për pushtet’

Vlora Dumoshi, shefe e stafit të kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa dhe Valdete Bajrami, shefe e deputetëve të Nismës për Kosovën janë përplasur


Bajrami ka thënë se u dëshmua se “kush e tradhtoi elektoratin e vet prej lakmisë për pushtet duke u bërë bashkë me ata që i akuzonit për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, me ata të cilët sipas juve ishin kapësit e shtetit, e që partia juaj i bëri kryetar kuvendi e kryetar shtetit”.

“Por ja që për të ardhë në pushtet lakmia juve ia mbylli sytë dhe mashtruat me ato premtime të cilat nuk i mbajtët. Është mirë të merresh edhe këto pak ditë që iu kanë mbetur me stafin që i ke aty se karvani juaj do të ndalet shumë shpejtë”, ka thënë Bajrami, si përgjigje ndaj asaj që pak orë më parë kishte shkruar Dumoshi.

E Dumoshi, në artikullin e saj kishte komentuar deklaratat që dje kishte dhënë Bajrami, rreth mocionit të mosbesimit për qeverinë Mustafa.

“Çfarë mund të thuash për komentet plotë vrer të Valdete Bajramit, e cila nga lakmia për të qenë në pushtet, s’la kënd pa ofenduar duke filluar prej autoriteteve nacionale, ndërkombëtare e fetare dhe mbi të gjitha duke fyer në vazhdimësi intelegjencën e qytetarëve të Kosovës. Mocioni i fundit me përmbajtje komike po promovohet ‘fuqishëm’ vetëm nga njerëz pa fije autoriteti e kredibiliteti dhe nga sharës profesionistë. … karvani ec përpara!”, ka shkruar Dumoshi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë