Loading…

Duric tregon sa ka Prishtina pushtet në Leposaviq

  • 28/03/2017 | 17:47

Duric tregon sa ka Prishtina pushtet në Leposaviq

Tubimi parazgjedhor në Leposaviq patjetër që do të mbahet, dhe Aleksandar Vuçiq do të njoftojë për publikun se cili është qëndrimi i tij i fundit mbi këtë çështje dhe nëse do të shkojë në Kosovë.


Këtë e ka thënë Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.Gjuriq ka thënë se politikanët e Prishtinës u përpoq të kushtëzojnë dhe shantazhojnë njeriun e gabuar.

“Kur ju kushtëzoni dhe shantazhoni Aleksandar Vuçiqin, e kushtëzoni dhe shantazhoni njeriun e gabuar”, tha Gjuriq për agjencinë Tanjug.

Ai deklaroi se “ajo që po bëjnë politikanët në Prishtinë, jo pa përkrahjen e jashtme, është absolutisht skandaloze”.

“Ata që kanë pushtet në Leposaviq aq sa ka ujë në Sahara kanë vendosur që dikujt t’i vendosin kushte”, ka thënë Gjuriq, duke theksuar se ai ishte i sigurt se “ajo që janë duke u përpjekur që të paraqesin si kushte në media, Vuçiq-i nuk mund t’i pranojë”.

“Tubimi i planifikuar për nesër patjetër që do të mbahet, dhe ne shohim se, me gjithë përkrahjen nga BE-ja, e cila gjoja kërkon të sigurojë kushte që takimi të mbahet dhe poshtërimeve që vijnë nga mediat shqiptare, nuk janë krijuar kushtet më minimale për ta bërë këtë”, tha Gjuriq dhe thkesoi se “Vuçiq-i gjatë ditës do të shpallë publikisht se cili është pozicioni i tij përfundimtar për këtë çështje dhe nëse nesër do të shkojë në Kosovë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë