Loading…

Durmishi i VV’së – gazetarëve: Do t’u tërheqim zvarrë

  • 11/11/2016 | 18:11

Durmishi i VV’së – gazetarëve: Do t’u tërheqim zvarrë

Hysen Durmishi, anëtar i Vetëvendosjes, dhe njëherit edhe Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, i ka kërcënuar hapur gazetarët, se në momentin që partia e tij vjen në pushtet, do t’i tërheqin zvarrë.

Durmishi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, u ka dërguar mesazh mediave se nuk do t’i harrojnë dhe nuk do t’i falin kurr.

Ai këtë e ka bërë duke iu referuar raportimit të mediave lidhur me rastin Dehari.

Mediat së fundmi kanë nxjerrë dëshmi rreth vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, duke publikuar videot e kamerave të sigurisë, si dhe pjesë nga ditari i tani të ndjerit.

“Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashk me ta. Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurr kriminel!”, ka shkruar Durmishi në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë