Loading…

Durmishi ‘tërhiqet zvarrë’

  • 12/11/2016 | 14:55

Durmishi ‘tërhiqet zvarrë’

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Hysen Durmishi i cili mori kritika të ashpra kur tha dje se gazetarët duhen tërhequr zvarrë, është tërhequr vet nga kercenimi i hapur qe dje ua ka bërë mediave.

 Ai ka thënë se statusi i tij i djeshëm ka qenë nga nervoza dhe pranon se edhe mund të ketë gabuar që e ka përdorur si simbolikë tërheqjen zvarrë.

“Unë as nuk kam tërhequr zvarrë askënd e as nuk do e tërheqë zvarrë askënd as në të ardhmen sepse nuk e kam ndërmend të bëhem polic”, ka thënë sot Durmishi.

Pas deklaratës së Durmishit kishte reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke e cilësuar si të papranueshme deklaratën e tij./gazetametro.net
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë