Loading…

Dushi i LDK’së: 392 pakot e ardhura nga diaspora nuk duhet të numërohen, janë të dyshimta

  • 23/11/2019 | 15:12

Dushi i LDK’së: 392 pakot e ardhura nga diaspora nuk duhet të numërohen, janë të dyshimta

Ish-përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Florian Dushi, ka thënë se votat e ardhura pas ditës së zgjedhjeve dhe pas shpalljes së rezultateve, po e bën procesin zgjedhor të dyshimtë, transmeton Gazeta Metro.


Florian Dushi i cili ka qenë përfaqësues i LDK’së në KQZ për dhjetë vite, ka shkruar rreth votave që kanë ardhur pas shpalljes së rezultateve, në institucionin ku dikur ai punonte.

“Ardhja e këtyre votave pas ditës së zgjedhjeve, madje edhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, e bënë këtë proces tërësisht të dyshimtë për faktin se ato po arrijnë në Kosovës pas njohjes së partive politike me rezultatet dhe nevojat e tyre për vota!”, ka shkruar Dushi në Facebook.

Me datën 12 nëntor në Kosovë kanë ardhur 392 pako me fletëvotime nga diaspora, saktësisht një javë pas publikimit të rezultateve finale nga KQZ dhe kjo me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk është legale.

Neni 96.2 te Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme thotë se: “Vota përmes Votimit Jashtë Kosovës duhet të pranohet nga KQZ’ja para ditës së zgjedhjeve, sikurse përcaktohet me anë të rregullave të KQZ’së”.

Postimi i plotë i Florian Dushit në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë