Loading…

Dushi i LDK’së: Kurti ushqehet me kriza, s’do stabilitet për vendin

  • 05/08/2026 | 09:07

Dushi i LDK’së: Kurti ushqehet me kriza, s’do stabilitet për vendin

Kryetari i degës së dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Florian Dushi, reagoi pas takimit mes liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Dushi komentoi qasjen politike të Kurtit dhe LVV-së, duke pretenduar se kjo parti nuk synon stabilitet institucional.

Ai tha se, sipas tij, krizat politike janë përdorur vazhdimisht nga Kurti dhe subjekti që ai drejton.

“Tashmë e ka dëshmuar shumë herë Kurti dhe organizata e tij se nuk e duan stabilitetin. Ata duan krizë, sepse me kriza u rritën dhe në krizë mbijetojnë. Krizat i krijojnë, i thellojnë dhe pastaj i shfrytëzojnë politikisht. Sa herë vendit i duhet qetësi, normalitet dhe institucione që funksionojnë, ata prodhojnë konflikt, përçarje dhe krizë”, deklaroi Dushi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë