Loading…

DW zbulon detajet tronditëse: Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë

  • 15/09/2019 | 10:10

DW zbulon detajet tronditëse: Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show që prodhohen në Serbi, por kjo gjë po kërkohet të ndryshohet, transmeton Gazeta Metro.


Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality shoë-t, që transmentohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje. Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur. Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks – ky është repertoari standard i tyre.

“Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto shoë duhet të përjetojnë janë një ngushëllim për jetën e padurueshme dhe vuajtjet e vetë spektatorëve”, thotë psikologja, Aleksandra Djuric, që e ka shkruar doktoraturën pikërisht për programet e “reality show” në Serbi.

Ekspertja thotë, se nga pasojat vuajnë fëmijët dhe të rriturit. Këtu bëjnë pjesë sipas saj ‘pasiviteti në rritje, mpirja e mendimit kritik, humbja e integritetit, varfërimi i zhvillimit emmocional dhe intelektual të njerëzve’.

Shkurt: ekzagjerimi me reality show, me agresivitetin e tyre, tendencat vulgare pornografike po kthehen një problem gjithnjë e më të madh në Serbi. Vërtet që ka një kuadër ligjor, që mund ta reduktojë këtë, por hapësira e interpretimit është e gjerë, e institucionet nuk e kanë vëmendjen aty.

Shkrimin e plotë të DW mund ta lexoni duke klikuar KËTU./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë