Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chamber dhe ambsadorit i Gjermanisë, Christian Heldt, kanë thënë sot se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë së shpejti.
Sipas ambasadorit gjerman, Christian Heldt, e gjithë çështja e liberalizimit të vizave është vetëm një proces i cili do të ndodhë shumë shpejt, njofton gazetametro.net.
“Unë jam pyetur që në maj, nëse liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejtë dhe kam thënë, po, jam plotë shpresë. Mund vetëm të shpreh shpresën time, sepse nuk e di kur do të ndodhë. Njerëzit shpesh tentojnë të nxirrnin nga ne një afat kohor, por ky nuk është vendim i yni, ne nuk jemi Këshilli”, ka thënë ambasadori gjerman, Christian Heldt.
Ndërkaq ambasadori francez, Didier Chabert, tha se Evropa është në dijeni rreth liberalizimit të vizave për Kosovën dhe gjithçka është afër zgjidhjes së këtij procesi, njofton gazetametro.net.
“Mendoj se duhet kaluar një rrugë, dhe rruga gjithmonë kalohet vetëm nëse nuk e ndryshoni atë. Evropa është e vetëdijshme për liberalizimin e vizave për Kosovën por janë procese. Janë rregulla që duhet respektuar, dhe tani gjithçka është afër zgjidhjes dhe s’bënë të largohemi nga procesi”, ka thënë ambasadori francez, Dider Chabert në KTV./gazetametro.net