Nga shtatë balerinë konkurrent në audicion, dy nga konkurrentët janë vlerësuar me pikë maksimale, duke u kualifikuar për punësim në BKK, shkruan KultPlus.
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, është mbajtur audicioni për pranimin e dy balerinëve të rinj në Baletin Kombëtar të Kosovës, konkurs ky i hapur nga ana e Ministrisë së Kulturës.
Komisioni i përbërë nga: Ahmet Brahimaj- drejtor dhe kryetar i komisionit, Sinan Kajtazi- kryetar i këshillit drejtues të BKK-së, Teuta Krasniqi- balerinë, Kreshnik Musolli-balerin, Muhamet Bikliqi-balerin, kanë bërë vlerësimin e shtatë balerinëve konkurrent në audicion, dy nga konkurrentët janë vlerësuar me pikë maksimale, duke u kualifikuar për punësim në BKK.
Dy balerinat fituese në këtë konkurs janë: Abetare Hyseni dhe Nora Gashi të cilat u vlerësuan me pikët maksimale.
Ndërsa Aulona Nuhiu, Mimoza Bytyqi, Mërgime Bytyqi, Mërgime Morina, Fatmir Smani dhe Ilir Krasniqi ishin konkurrentët tjerë të cilët aplikuan në këtë konkurs.