Loading…

Dy botë të copëzura gjermano-shqiptare të një qyteti në një libër

  • 12/04/2017 | 19:37

Dy botë të copëzura gjermano-shqiptare të një qyteti në një libër

Shkrimtarja dhe gazetarja shqiptare Lindita Arapi sjellë librin “Çaste”, nga bota urbane.


Ekziston një ushtri e tërë shkrimtarësh në botë që bëjnë një luftë të vazhdueshme për vëmendje, për lexues.Lindita Arapi mendon se këtë lloj shkrimtari që nuk e arrin suksesin e njeh më mirë. Në librin e ri “Çaste”, ajo ndjek dy fate paralele të panjohurish, dy botë të copëzura gjermano-shqiptare në një atmosferë qyteti.

“Gjithmonë më ka bërë përshtypje anonanimiteti, vetmia, këto momentet kaq fluide dhe të rrëshqitshme të metropolit. Duket sikur ka një lloj perfomrace urbane shumë të rrëshqitshme”, ka thënë Arapi për Ora News

17799327_1310212435680900_8864201938068124037_n

Ky mozaik tregimesh ka gjurmë të Arapit poete, autore e librave “Kufomë lulesh”, “Ndodhi në shpirt”, “Melodi e heshtjes” të shkruar midis viteve 1993-’99. Zhvendosja e saj në botën gjermane vetëm sa i krijon distancën e nevojshme për ta parë të kaluarën në Shqipëri me sytë e mendjes, si në romanin “Vajzat me çelës në qafë”.

Kur shkruaj shqip, futem brenda atij ishullit të vogël që është dhoma e punës, që është kompjuteri, letra dhe që aty për mua është Shqipëria. Ndonjëherë më duket sikur qëndroj mbi urë” ka shtuar ajo.

lendita-arapi

Nga pozicioni i gazetares në Dojçe Vele, qëndrimi i saj për debatet mbi të kaluarën në komunizëm është ky: Në qoftë se kufomat e tua janë në podrum është e pandershme që të dalësh para publikut dhe të pretendosh dhe të luash rolin e atij që do t’i drejtojë gjërat.

Nga dita e sotme “Çaste. kolazhe metropoli” është hedhur në qarkullim në libraritë e Tiranës./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë