Loading…

Dy gjigantët anglez në garë për transferimin e Milan Skriniarit

  • 07/07/2020 | 17:14

Dy gjigantët anglez në garë për transferimin e Milan Skriniarit

Gjigantët anglez, Manchester United dhe Manchester City, thuhet se janë duke ‘luftuar’ mesvete për të siguruar shërbimet e Milan Skriniarit, transmeton Gazeta Metro.


Qendërmbrojtësi sllovak është pjesë e Interit që nga viti 2017 dhe ka treguar formë të lartë, duke marrë vëmendjen e shumë klubeve.

‘The Indepedent’ shkruan se Manchester United ka shprehur interesim serioz për lojtarin, teksa në garë është edhe rivali lokal i tyre, Manchester City.

Në anën tjetër, Interi thuhet se do lejoj largimin e 25 vjeçarit, vetëm nëse ndonjë klub ofron mbi 80 milionë euro.

Ndryshe, Milan Skriniar ka kontratë të vlefshme me Interi deri më 2023. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë