Loading…
Dy gjigantët europian në garë për transferimin e Matuidit
  • 21/07/2019 | 00:01

Dy gjigantët europian në garë për transferimin e Matuidit

Mesfushori francez, Blaise Matuidi, nuk pritet që të përfshihet në planet e Maurizio Sarrit për sezonin e ardhshëm dhe sipas të gjitha gjasave do largohet nga Juventusi, transmeton Gazeta Metro.


Juventusi ka transferuar dy mesfushor tejet cilësor, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, teksa flitet edhe për një rikthim të mundshëm të Paul Pogbas.

Kësisoj, Blaise Matuidi nuk pritet që të këtë hapësirë te skuadra e trajnerit të ri, Maurizio Sarri.

‘Le Parisien’ raporton se Paris Saint-Germain i është bashkuar garës për transferimin e tij, teksa interesim për të ka shprehur edhe Manchester United.

Bazuar në këto raportime, Matuidi pritet të rikthehet te PSG, aty ku ishte para dy viteve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë