Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, mbajti sot një ligjëratë me studentët e një kolegji privat në Prishtinë.
Por jo i gjithë fjalimi i shkoj ashtu siç kishte menduar. Ndonëse aty foli për situatën e Kosovës dhe themelimin e ushtrisë, dikush nga studentët i bëri një pyetje jo të përshtatshme “A je ti president i klanit printo”.
Thaçi nuk mori mundin t’i përgjigjet ndërsa studentja u përjashtua nga kjo ligjëratë.
E duke u larguar studentja i tha presidentit edhe hajn. “Ti nuk je president, ti je hajn”.
Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë ligjëratë.
Kur Thaçi përfundoi ligjëratën, në këmbë u ngrit një student tjetër i cili kundërshtoi se nuk iu lejua të bëjë pyetje.
“Pse s’po na leni me fol. Po na vidhni fjalën e lirë, s’po ju vjen marre. Pronto president, president i gazit. Veç po na vidhni edhe fjalën e krejt. Hajn jeni”, dëgjohej duke thënë studenti. /gazetametro.net