Loading…

Dy investime strategjike për FSK’në në Gjakovë: Ja për çfarë bëhet fjalë

  • 30/03/2023 | 09:37

Dy investime strategjike për FSK’në në Gjakovë: Ja për çfarë bëhet fjalë

Miliona euro do të përdorën për shpronësimet në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës, të cilat tash e tutje do të përdorën nga Forca e Sigurisë së Kosovës.


Në të parën do të ndërtohen poligone taktike për shërbim të ushtarëve të FSK-së, e që pritet të jetë me standarde të NATO-s dhe SHBA-së.

Kjo u bë e ditur përmes një konference për media të mbajtur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministri Mehaj tha se për ndërtimi i poligoneve do të bëhet edhe në bashkëpunim me partnerët strategjik, NATO-n dhe ShBA-në, ndërsa do të jetë në dispozicion edhe për ushtarët paqeruajtës në Kosovë, shkruan EO.

“Kjo formë e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive tregon, që mundëson integrimin sa më të shpejtë në NATO. Synim i joni është rritja e kapaciteteve të FSK, andaj këto dy investime do të jenë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik. Kjo garanton që forca jonë do të ketë të gjitha kapacitetet për të kryer ushtrime te saja. Poligone taktike në Babaj të Bokës do të ndërtohen sipas standardëve të NATO-s dhe SHBA-së. Këto poligone taktike nuk do të jenë në dispozicion vetëm për ne por edhe për partnerët tanë strategjikë”, tha Mehaj.

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë