Umberto Eco vjen në shqip me dy librat e tij të përkthyera. Ato janë ‘Lavjerrësi i Fukoit’ nga Shpëtim Çuçka dhe ‘Si të udhëtosh me një salmon’ nga Dhurata Shehri.
Përkthimi është bërë nga shtëpia botuese ‘Dituria’, që prezantohen ditën e premte në Fakultetin e Filologjisë me prezencën e Stefano Bartezzaghi, gazetar, gjuhëtar, profesor dhe autor librash, i diplomuar për semiotikë në DAMS, me drejtues teme Umberto Econ, një mik i tij gjithashtu, i vjetër.
Romani “Lavjerrësi i Fukoit”, i vendos ngjarjet në vitet ’60 deri në 1984, nga mjediset e një shtëpie botuese milaneze deri te ato të një muzeu parisian, ku është ekspozuar Lavjerrësi i Fukoit. Por aty përshklruhen edhe nga vitet mesjetare që janë ekspertizë e Umberto Ecos më 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve të kalorësve të “Trëndafil-Kryqit” për pushtimin e botës.
Fillimisht në vendrojën e periskopit, pastaj në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris, ku ngjarja merr jetë.
Me pak fjalë tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë që botojnë nga xhepi i tyre, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë një plan pa e vrarë mendjen shumë. Por, dikush i merr seriozisht dhe nuk shkon ashtu siç pritej. I vendosur mes trillerit dhe një perceptimi eseistik, ky roman konsiderohet një libër aventurash, si një reportazh historik provokues.
Një tjetër aventurë e shkrimtarit bëhet pjesë e “Si të udhëtosh me një salmon” e përkthyer nga Dhurata Shehri, një koleksion esesh të Ecos. Ai ndërton një rrëfim sipas mendimeve tashmë të shprehura prej tij mbi epokën e teknologjisë (kompjuterit). Duke rrëfyer për një nga udhëtimet e tij, Eco ndalet: një ditë në Stokholm dhe tri ditë në Londër. Në Stokholm, tregon se duke përfituar nga një orë e lirë, ka blerë një salmon të tymosur, shumë të madh. Ajo ishte e paketuar me kujdes në plastikë, dhe Eco shton se për shkak të udhëtimit të tij e kishin këshilluar për ta mbajtur në frigorifer.
Për këtë vepër, në 2008, Eco është shprehur se “Unë pëlqej nocionin e një kurioziteti kokëfortë, por për të kultivuar këtë kureshtje kokëfortë, ju duhet të kufizoni vetveten në fusha të caktuara të dijes. Ju nuk mund të jeni plotësisht të pangopur. Ju nuk duhet të detyroni veten për të mësuar gjithçka, ose në të kundërtën ju nuk do të mësoni asgjë”.
I vendosur në Londër në një hotel luksoz (Eco tregon se ia kishte rezervuar botuesi i tij) një dhomë e pajisur me minibar. Por për shkak të një problemi në sistemin e kompjuterit nuk kishte mundësi të zinte vend në dhomë, ose të merreshin vesh cilat dhoma janë të lira apo të zëna. Ecos i duhej të priste, ashtu si të tjerë, për rreth dy orë. Pasi gjërat u rregulluan ai ishte i shqetësuar në lidhje me salmonin e tij, për ta hequr nga valixhja. Por në frigoriferin e dhomës, të mbushur plot me pije, nuk kishte vend për salmonin e tij.
Kjo histori, që për lexuesin shqiptar ka edhe një përkthim të mëparshëm, të para disa viteve, e cila paraqitet së bashku me “Lavjerrësin e Fukoit” ditën e premte në Fakultetin e Filologjis, duke e dimensionuar semiologun në një mjedis universitar, me dy përkthime mjeshtërore të Çuçkës dhe Shehrit, bënë të ditur gazetametro.net
Umberco Eco u nda në moshën 84-vjeçare nga jeta në mesin e shkurtit të këtij viti. /gazetametro.net