Loading…

Dy lojtarë të Barcelonës kanë kaluar mbrëmjen me Messin

  • 09/08/2022 | 20:14

Dy lojtarë të Barcelonës kanë kaluar mbrëmjen me Messin

Pasi mposhtën Clermontin (5:0) në turin hapës të kampionatit francez, lojtarët e PSG-së morën ditë pushimi.


Lionel Messi vendosi ta shfrytëzojë këtë kohë për të shkuar te Barcelona. Atje, ylli argjentinas kishte darkuar në një shoqëri të madhe.

Në mesin e atyre që kaluan mbrëmjen në një restorant luksoz në shoqërinë e Messit ishin dy lojtarë të Barcelonës Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Të pranishëm në darkë ishin edhe dy nga bashkëlojtarët aktualë të Lionelit, Leandro Paredes dhe Marco Verratti.

Mundo Deportivo flet për të gjitha këto, duke dhënë një foto të një shoqërie gazmore.

Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime në shtyp për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në Barcelonë verën e ardhshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë