Loading…

Dy milionë euro më pak të hyra në Postën e Kosovës, 80 % shkojnë për paga

  • 17/11/2021 | 14:16

Dy milionë euro më pak të hyra në Postën e Kosovës, 80 % shkojnë për paga

Ushtruesja e detyrës së kryshefes Ekzekutive të Postës së Kosovës, Fakete Kadiu, ka mbajtur konferencë për medie. Kadiu tha se Posta e Kosovës ka dy milionë euro më pak të hyra.


Sipas saj kjo për shkak të situatës me pandemi që është ballafaquar kjo dhe shumë ndërmarrje të tjera.

“Sa i përket pasqyrave financiare të vitit 2020, sikurse edhe plot ndërmarrje tjera edhe Posta e Kosovës ka operuar me një rezultat financiar minus 14 përqind, ku kemi funksionuar me staf esencial për shkak të pandemisë. Rënie në të hyrave kemi afro dy milionë euro”.

Ushtruesja e detyrës shtoi se sfidë janë pagat për punëtorët. Ajo tha se 80 përqind e të hyrave shkojnë për pagat e punëtorëve.

“Ne ballafaqohemi me alokim të pagave për punëtorët, ku në kategorinë e pagave i kemi 80 për qind të të hyrave, kemi edhe problem me pagesat e operatorëve ekonomik të cilët na furnizojnë me materliale të domosdoshme të operimit, por kemi edhe pamundësinë e inkasimit universal postar për të cilën gjë jemi duke e diskutuar me ministrinë të linjës, sesi të gjendet zgjidhja për mbulimin e shpenzimeve të cilët nuk janë kompensuar që nga viti 2012”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë