Loading…

Dy muaj pa ministër të Integrimeve

  • 22/11/2016 | 08:27

Dy muaj pa ministër të Integrimeve

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi proklamon se ka prioritet përshpejtimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Por janë bërë më shumë se dy muaj qëkur Ministria e Integrimeve Evropiane ka mbetur pa titullar, pasi atë vendosi ta braktiste ish-ministri Bekim Çollaku, për t’iu bashkuar kabinetit të presidentit Hashim Thaçi.

Partnerët e koalicionit nuk kanë dhënë arsyet e këtyre vonesave. Por burime të gazetës kanë thënë se PDK-ja nuk është fort e interesuar për ta plotësuar këtë pozitë, “pasi tashmë orientimin e kanë kthyer nga zgjedhjet e parakohshme”.

Sekretari i Partisë Demokratike, i pyetur nga Koha Ditore, për vonesat në emërimin e ministrit, ka thënë se për momentin nuk mund të flasin. Ai ka thënë se aktualisht janë të fokusuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë