Loading…

Dy njerëzit e Kurtit me aktakuza: A do të veprojë ai sikur me Bordet e Ndërmarrjeve Publike?

  • 10/04/2020 | 16:56

Dy njerëzit e Kurtit me aktakuza: A do të veprojë ai sikur me Bordet e Ndërmarrjeve Publike?

Kryetari i Vetëvendosjes dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti krenohej gjatë, sa ishte në opozitë, se nuk kishte afër vetës njerëz që akuzoheshin për shkelje të ligjit apo korrupsion.


Kjo në fakt ishte një kartë e fortë e tij karshi rivalëve politikë, të cilët kishin zyrtarë të shumtë që përballeshin me akuza për korrupsion e veprime të ndryshme sa ishin në pozita qeverisëse.

Por, tani as Kurti nuk bën përjashtim. Sot, dy njerëz të tij u dha lajmi se janë pjesë e një aktakuze për privatizimin e disa hidrocentraleve.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila dhe këshilltari i tij nga komuniteti serb, Nenad Rashiq janë pjesë e një aktakuzë ku ka edhe zyrtarë të PDK-së të akuzuar për shkelje të ligjit gjatë privatizimit. Kusari-Lila dhe Rashiq në atë kohë kishin qenë ministra të Qeverisë Thaçi 2, shkruan Reporteri.

Vetëvendosje dhe vetë Albin Kurti nuk kanë reaguar për këtë aktakuzë, ndërkohe që po vazhdojnë të shkarkojnë njerëz nga ndërmarrjet publike me arsyetimin se po e ndalin korrupsionin e keq menaxhimin. I fundit ishte sot në Posten e Kosovës. Nuk dihet nëse do ta shkarkojë tani edhe këshilltarin e tij dhe nuk do ta llogarisë pjesë të Grupit Parlamentar edhe Kusari-Lilën.

Por çka thotë lënda akuzuese ku bëjnë pjesë edhe dy njerëzit e Kurtit?

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë politikë për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në mesin e të akuzuarve, janë deputetja Mimoza Kusari-Lila, ish-ministrat Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq, shkruan Koha Ditore. Ata akuzohen për rastin e njohur si “falja e hidrocentraleve”.

Aktakuza ka të bëjë me Komitetin Qeveritar për Privatizim. Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e veta duke votuar që disa hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike të transferohen tek KKDFE dhe më pas të privatizohen nga Limaku.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër nëntëmbëdhjetë personave me inicialet B.B., F.H., M.K., D.G., N.R., A.Gj., F.Ç., M.R., A.N., F.K., I.I., G.J., B.B., G.Sh., N.H., A.A., B.H., K.B., dhe L.F. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit B.B. kryesues i Komitetit Qeveritar për Privatizim, M.K., N.R., D.G. dhe L.F. anëtar të Komitetit Qeveritar për Privatizim, anëtarë të Komitetit Qeveritar të Privatizimit (KQP), në cilësi të personave zyrtar, me qëllim që të i mundësojnë çfarëdo dobie pasurore personit tjetër dhe që të shkaktojnë dëm personit tjetër, i kanë tejkaluar kompetencat e veta, kanë vepruar në kundërshtim me detyrat dhe të drejtat e tyre të përcaktuara si anëtarë të këtij Komiteti, pasi që me datë 08.05.2013, njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek KKDFE dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik””, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, në të njëjtën ditë ata kanë nënshkruar marrëveshje për importe, për transferim, për furnizim, për implementim, për borxhe.

“Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve është përmbyll procesi i privatizimit të KKDFE-së, përkundër faktit se të njëjtat nuk është dashur të tranferohen dhe privatizohen, për arsye se një veprim të tillë e ndalon baza ligjore, Ligji për rregullatorin e energjisë elektrike nr.05/L-084, neni 35, paragrafi 4, të njëjtat asete kanë qenë nën koncesion si dhe rekomandimi i IFC ka qenë që të njëjtat të mbesin në kuadër të KEK, e me këto veprime, të njëjtit, kanë dëmtuar interesat e kompanisë KEK si dhe akionarit Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht vetëm për qera mujore për periudhat e mbetura të koncesionimit në shumën prej 1,054,000.00 euro, sepse e njëjta duhet të i paguhet KEK-ut e jo kompanisë privatizuese, si dhe pas përfundimit të koncesionimit, të njëjtat ngelin në pronësi të kompanisë privatizuese”, thuhet në sqarim.

Dëmi tjetër i shkaktuar dyshohet të jetë më shumë se 12.5 milionë euro, e në të cilin nuk përfshihet vlera e asete para privatizimit.

“Dëmi tjetër i shkaktutar direkt është vlera e investuar (shtuar) në hidrocentrale prej 12,628,166.41 euro, që nuk përfshinë vlerën e aseteve para koncesionit, sepse KEK-u nuk ka bërë regjistrimin dhe nuk ka prezentuar vlerën e aseteve para privatizmit, por privatizimi është bërë sipas vlerës së mjeteve të bazura në regjistrimin e vitit 2003, dëm ky që edhe më tutje vazhdon të shkaktohet në mënyrë të përhershme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka dhe anëtarëve të tjerë të bordeve. Edhe ai dhe bordet e KEK-ut akuzohen për tejkalim të kompetencave të veta, dhe dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë