Loading…

Dy persona deponojnë mbi 400 euro para të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, të gjitha ishin nga 1 dhe 2 euro

  • 10/06/2021 | 11:39

Dy persona deponojnë mbi 400 euro para të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, të gjitha ishin nga 1 dhe 2 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të falsifikimit të parasë në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Ngjarjet kanë ndodhur me 24 maj dhe 31 maj në Prishtinë.

Të dy rastet janë deponuar para të falsifikuara në bankë, saktësisht monedha prej 1 dhe 2 euro.

Më poshtë keni raportin e Policisë për dy rastet:

FALSIFIKIM I PARASË

· Prishtinë 24.05.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se janë deponuar 204 euro (nga një euro dhe dy euro) që dyshohen të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 31.05.2021 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se janë deponuar 280 euro (nga 2 euro) dhe 29 euro (nga 1 euro) të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë