Loading…

Dy persona humbin jetën dhe nëntë të tjerë u lënduan nga rënia e akullit në Alpet jugore të Zvicrës

  • 27/05/2022 | 23:17

Dy persona humbin jetën dhe nëntë të tjerë u lënduan nga rënia e akullit në Alpet jugore të Zvicrës

Dy alpinistë humbën jetën të premten dhe nëntë të tjerë u lënduan nga rënia e blloqeve të akullit në Alpe në jug të Zvicrës, tha policia.


Sipas AP News, policia në kantonin Valais (shteti) u lajmërua pak pas orës 6 të mëngjesit për urgjencën në grupin e maleve Grand-Combin. Shtatë helikopterë të shpëtimit janë dërguar.

Siç raportohet 17 alpinistë në grupe të ndryshme, ishin në zonë kur blloqet e akullit u shkëputën në një lartësi prej 3,400 metrash. Dy persona – një grua franceze 40-vjeçare dhe një burrë spanjoll 65-vjeçar – vdiqën në vendngjarje.

Policia tha se nëntë persona të tjerë u dërguan në spitalet në Sion dhe Lozanë dhe se dy prej tyre u lënduan rëndë. Alpinistët e tjerë u evakuuan me helikopter.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë