Loading…

Dy persona humbin jetën në një aksident trafiku në Tiranë

  • 11/11/2021 | 08:36

Dy persona humbin jetën në një aksident trafiku në Tiranë

Një aksident me dy viktima është regjistruar gjate orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident dhe një prej pasagjerëve në automjet.

Policia bën me dije se viktimë ka mbetur shoferi, Luan Cenollari, ndërsa po ashtu ka humbur jetën si pasojë e përplasjes edhe pasagjeri 69 vjeç, Ali Bejo.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër është identifikuar me emrin Emirjan Doko, 30 vjeç. Ky person ka qenë shoferi i mjetit “Citroen” që ka shkaktuar aksidentin. Paraprakisht dyshohet se ai ka qenë i alkoolizuar dhe ka qarkulluar me shpejtësi duke kaluar rrugën me semafor të kuq.

Nga kontrolli i mjetit i është gjetur një armë zjarri tip pushkë, raporton tvklan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë