Loading…

Dy persona rrahen nga tre të tjerë në Podujevë, policia thotë se pësuan lëndime të rënda

  • 09/12/2023 | 08:57

Dy persona rrahen nga tre të tjerë në Podujevë, policia thotë se pësuan lëndime të rënda

Një përleshje fizike ku janë përfshirë pesë persona ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Shtedim të Podujevës, transmeton Gazeta Mertro.


Nga kjo rrahje, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, sipas policisë të rënda.

Të njëjtit janë dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.

“Fsh. Shtedim-Podujevë,06.12.2023-09:30. Me datën e lartcekur dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishin sulmuar nga tre te dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Njëri prej viktimave kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Pas një pune hetimore me datën 08.12.2023 janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit e lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë