Një video e një incidenti në një plazh në shtetin e Florida ishte xhiruar ku shihen dy peshkaqenë në breg duke u kacafytur dhe një fëmijë tek i thërret me dëshpërim nënës së vet, transmeton Gazeta Metro.
Peshkaqenët në bregdetin juglindor të SHBA’së nuk janë ndonjë risi por janë shtuar rastet e tyre në cekëtinat e plazheve duke shqetësuar pushuesit.
Huge sharks seen in shallow waters as terrified onlooker screams ‘get out’ at swimmershttps://t.co/krrKMsq0T9#Shark pic.twitter.com/w6aIQgkLdd
— Archaeological News, Paranormal, Space and UFO (@nevadaknight67) August 2, 2022
Javën e kaluar janë njoftuar për dy raste të kafshimit nga ta në Jacksonville në shtetin e Florida, ku edhe doli video këtyre grabitqarëve që këtë herë ia janë afruar goxha bregut. Këtë herë nuk e pësoi askush megjithë panikun e fëmijës që sigurisht është dëshmi se dikush ishte në det.
Sipas ekspertëve peshkaqenët ia janë afruar bregut të Florida për shkak të motit më të nxehtë , dhe disa plazhe do të mbeten të mbyllura./gazetametro.net