Dy prej ministrave kryesorë të qeverisë britanike, ai i Shëndetësisë, Sajid Javid, dhe ai i Thesarit, Rishi Sunak, njoftuan pak më parë se kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre si ministra, në shenjë proteste ndaj mënyrës si po qeveriset Mbretëria e Bashkuar nga kryeministri Boris Johnson, përcjell Gazeta Metro.
Pas skandaleve të fundit me ish-deputetin Chris Pincher, i zgjedhur nga vetë Johnson, Partia Konservatore duket se nuk ka më besim në liderin e saj. Pincher ishte akuzuar nga disa anëtarë konservatorë se ai i kishte ngacmuar seksualisht ata. Johnson ishte në dijeni për këto akuza, por prapë e avancoi atë në parti, duke u detyruar sot të kërkojë falje për këtë veprim.
Mirëpo, duket se tanimë gjithçka është shumë, shumë vonë. Dy ministra të rëndësishëm britanikë, deri dje mbështetës të fortë të Johnson, nuk besojnë se mund të vazhdojnë më kështu. Skandal pas skandali, Johnson dita-ditës po mbetet me më pak mbështetës.
.@RishiSunak and @SajidJavid have resigned from government in protest against @BorisJohnson‘s leadership https://t.co/1mqJ72dFMr
— ITV News Politics (@ITVNewsPolitics) July 5, 2022
Të dy ministrat që u larguan e kritikuan kryeministrin në letrat e tyre të dorëheqjes. Javid tha se vendit i duhet një “Parti Konservatore e fortë dhe parimore”.
Sunak, në anën tjetër, tha se qeveria duhet të drejtohet “si duhet, me kompetencë dhe seriozisht”.
Kjo është një goditje tejet e rëndë për Johnson dhe qeverinë e tij. Plaga nga mocioni i fundit është ende e freskët, me 148 deputetë konservatorë që votuan kundër kryeministrit, ndërsa ky i fundit tash duhet të përballet me presion të madh publik për të dhënë dorëheqje.
Nuk dihet se kur mund të jetë fundi i Johnson, por shihet se është afër. Kryeministri që ia solli konservatorëve fitoren më të madhe që nga ditët e Margaret Thatcher, do të largohet nga 10 Downing Street, sipas të gjitha gjasave, me bisht nën shalë e i zhytur në skandale./gazetametro.net
The public rightly expect government to be conducted properly, competently and seriously.
I recognise this may be my last ministerial job, but I believe these standards are worth fighting for and that is why I am resigning.
My letter to the Prime Minister below. pic.twitter.com/vZ1APB1ik1
— Rishi Sunak (@RishiSunak) July 5, 2022
I have spoken to the Prime Minister to tender my resignation as Secretary of State for Health & Social Care.
It has been an enormous privilege to serve in this role, but I regret that I can no longer continue in good conscience. pic.twitter.com/d5RBFGPqXp
— Sajid Javid (@sajidjavid) July 5, 2022