Në Teatrin Kombëtar gjatë muajit shkurt do të jepen dy premiera, të parat për vitin 2017.
Në programin e publikuar për muajin shkurt në Teatrin Kombëtar përveç shfaqjeve që janë shfaqur tashmë vijnë edhe dy premiera të reja. Një nga regjsori shqiptar Altin Basha, me shfaqjen “I ligu për mend”, me autor Gjergj Fishtën dhe “Shtëpia pa dritare” e regjisorit nga Kosova Besim Ugzmajli, autor i së cilës është Saimir Gongo.
“I ligu për mend”, do të shfaqet me datë 13 shkurt, në ora 20:00, ndërsa “Shtëpia pa dritare” do të jepet me datë 20 shkurt, në ora 20:00.
Përveç këtyre dy shfaqjeve premierë këto ditë do të rishfaqet edhe ” Gazetarja e Kulturës vetvritet..”,e regjisorit Alban Beqiraj, me 3 dhe 4 shkurt në ora 20:00. /gazetametro.net