Loading…

Dy prindër i rrahin keq djemtë e tyre, i bëjnë për spital

  • 29/10/2019 | 10:35

Dy prindër i rrahin keq djemtë e tyre, i bëjnë për spital

Janë shënuar dy raste të dhunës në familje, në të dy rastet pridërit kanë rrahur djemt e tyre duke i bërë për spital, transmeton Gazeta Metro.


Njëri rast ka ndodhur në Viti gjatë ditës së djeshme, ku një burrë ka sulmuar fizikisht djalin e tij duke e bërë për spital, i cili ka pranur tretman mjeksor.

Ndërsa është arrestuar menjëherë dhunuesi, babai i viktimes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull /K shqiptar (djalin e tij). Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka raportuar policia.

E rsati i se njejtës natyrë dy ditë më parë ka ndodhur në komunën e Ferizajt, ku babai i ndihmuar edhe nga gjyshi, e kanë rrahur, djalin respektivisht nipin e tyre, sa që viktima ka kërkuar ndihm në spital.

Dy të dyshuarit, babai dhe gjyshi janë marrë në pyetje, ku njëri është liruar, kurse njëri prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ferizaj 27.10.2019-12:00. Me 28.10.2019 viktima mashkull K/Shqiptar, ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që i njëjti një ditë më parë ishte keqtrajtuar fizikisht nga babai dhe gjyshi i tij. Dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë janë intervistuar dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt, kurse njëri prej të dyshuarve me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, raporton Policia e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë