Loading…

Dy qyqanë terroristë vranë gra e pleq në një stacion autobusi në Jerusalem, eliminohen nga policia izraelite 

  • 30/11/2023 | 10:42

Dy qyqanë terroristë vranë gra e pleq në një stacion autobusi në Jerusalem, eliminohen nga policia izraelite 

Tre izraelitë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga dy terroristë në sulmin e fundit terrorist në hyrje të kryeqytetit izraelit të enjten në mëngjes, transmeton Gazeta Metro.


Një grua 24 vjeçare, plak 73 vjeç dhe një plakë 64 vjeçe u vranë nga këta faqezi gjatë sulmit me armë zjarri nga afërsia derisa po prisnin autobusin. Tre persona të tjerë janë plagosur rëndë, tre të tjerë janë kanë plagë më të lehta sipas shërbimeve emergjente izraelite.

Në xhirimin e kamerave të sigurisë shihen këta përbindësha ku e ndalin veturën para stacionit dhe hapin zjarr ndaj viktimave pa asnjë provokim.


Afër rastisë policia izraelite dhe një civil i armatosur që i eliminojnë që të dy në vend.

Të dy terroristët janë vëllezër kishin lidhje të ditura me organizatën fashiste-islamiste Hamas dhe ishin nga Jerusalemi lindor sipas një komunikate  agjencisë izraelite të sigurisë Shin Bet. Që të dy ishin arrestuar për veprimtari terroriste edhe më parë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë