Loading…

Dy raste në Policinë e Kosovës me koronavirus, shumë të tjerë të izoluar

  • 05/04/2020 | 21:13

Dy raste në Policinë e Kosovës me koronavirus, shumë të tjerë të izoluar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se kemi dy raste me koronavirus në Policinë e Kosovës, ndërsa shumë të tjerë janë të izoluar, transmeton Gazeta Metro.


Qelaj në një prononcim për T7 , ka bërë të ditur se ka të infektuar edhe në Policinë e Kosovës me koronavirus.

Ai ka thënë se janë dy raste në Policinë e Kosovës që janë të prekur me virus, dhe kemi në numër të madh që janë në izolim.

’Kemi dy raste në Policinë e Kosovës që janë të prekur me virus, dhe kemi në numër të madh që janë në izolim. Meqenëse shumë prej personelit kanë ardhru nga ajshtë, ata janë futur në karantinë dhe presim që kur të mbarojë periudha e karantinitimit të rifillojnë punën’’, ka thënë Qelaj

Qalaj tregon edhe gjendjen në veri të Mitrovicës,  duke thënë se askush nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet e Kosovës në asnjë pjesë të Kosovës.

‘’Në asnjë pjesë të vendit askush nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Policia po kryen detyrat e veta në që dalin nga mandati i policisë. Në asnjë moment nuk do lejojmë që dikush të kryejë aktivitete ilegale në asnjë pjesë të vendit. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me AKI’në’’, është shprehur Qelaj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë