Loading…

Dy raste të reja me koronavirus në Premier Ligë

  • 23/05/2020 | 23:36

Dy raste të reja me koronavirus në Premier Ligë

Premier Liga sot ka bërë testet për grupin e dytë të stafit, lojtarëve dhe personelin e skuadrave, shkruan gazeta britanike SkySport, transmeton Gazeta Metro.


Nga 996 teste të bëra, dy persona kanë rezultuar pozitiv, të cilët vijnë nga skuadra të ndryshme.

Në valën e parë të testeve, në Premier Ligë dolën 6 persona me koronavirus.

Të gjithë ata që u testuan morën rezultatet e tyre të shtunën(sonte), dhe dy rastet e reja janë nga dy klube të ndryshme, identiteti i të cilëve nuk është konfirmuar. Personat që kanë rezultuar pozitivisht në grupin e dytë, tani do t’u kërkohet të izolohen.

Skuadrat e Premier Ligës tashmë kanë filluar stërvitjet dhe në qershor do të rifilloj sezonin./gaetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë