Loading…

Dy sekretet e tastierës suaj

  • 11/12/2016 | 11:26

Dy sekretet e tastierës suaj

A e keni shikuar vëmendje ndonjëherë tastierën e laptopit apo kompjuterit tuaj? Jo? Atëherë ekziston një karakteristikë të cilën patjetër duhet ta dini nëse dëshironi të shkruani më shpejt.

Të gjithë i përdorim tastierat në përditshmëri, por të gjithë kemi probleme të shkruajmë shpejt. Sidoqoftë, shikoni mirë tastierën dhe do ta shihni se butonat “F” dhe “J” në tastierë e kanë një shenjë ekstra kur i prekni, transmeton Telegrafi.

Ato dy ‘tehe’ ekstra të ngritura në ato butona, kanë një qëllim të caktuara. Këta dy butona janë shpikur në vitin 2002 nga June E. Botich dhe luajnë rol të rëndësishëm në procesin e të shkruarit.

Ato janë të dizajnuara në mënyrë që përdoruesi të shkruajë pa e shikuar tastierën. “F” dhe “J” duhet të përdoren nga gishtat tregues dhe gishtat tjerë të jenë në shkronjat afër tyre. Kjo do të bëjë që të shkruani më shpejt sepse i keni gishtat të vendosur në të gjitha shkronjat e rëndësishme./gazetametro.net

tastiera-2

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë