Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, ka alarmuar se dy shtete në Ballkan janë pranë shpërbërjes.
Ai ka potencuar se BE’ja vazhdimisht po shpreh më pak seriozitet që të zgjerojë Unionin, dhe se është hequr dorë nga Ballkani Perëndimor. Sipas tij, kjo do të sillte, përveç shpërbërjes se dy shteteve, edhe krizë të thellë në tri shtete të tjera.
“BE po bëhet vazhdimisht e më pak bashkëbisedues serioz kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne nga Ballkani Perëndimor kemi dështuar në fjalë e vepra dhe sot po i shohim pasojat – kemi dy shtete pranë shpërbërjes dhe tri që janë në krizë të thellë politike”, ka thënë Lajcak, para takimit të ministrave të BE’së për Punë të Jashtme.
Edhe pse Lajcak nuk ka përmendur emrat e shteteve që ai mendon se mund të shpërbëhen, besohet se ai ka aluduar në Bosnjën dhe Maqedoninë./gazetametro.net