Loading…

Dy të lënduar në një aksident afër Katedrales në Prishtinë

  • 03/11/2019 | 16:25

Dy të lënduar në një aksident afër Katedrales në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur afër Katedrales “Shën Tereza”, në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bën të ditur se të lënduarit janë dy drejtuesit e veturave të cilat ishin të përfshira.

Sipas tij, ky aksident ka ndodhur pasi që drejtuesit nuk kanë mbajtur distancën e duhur ndërmjet automjeteve.

“Është raportuar një aksident, janë të përfshira dy automjete. Ky aksident ka ardhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së automjeteve. Janë të lënduar lehtë dy drejtuesit e veturave”, ka thënë Hoxha. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë