Loading…

Dy ushtarë rusë shpallen fajtorë për krime lufte, rrezikojnë 12 vite burg

  • 26/05/2022 | 16:11

Dy ushtarë rusë shpallen fajtorë për krime lufte, rrezikojnë 12 vite burg

Dy ushtarë rusë janë shpallur fajtorë për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore,  në gjyqin e dytë të krimeve të luftës që kur trupat ruse pushtuan vendin.


Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një grupi ushtarësh që qëlluan disa objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. Forcat ruse shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi, thanë prokurorët.

Bobikin dhe Ivanov u kapën pasi kaluan kufirin.

“Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam Ukrainën nga Rusia,” tha Ivanov gjatë gjyqit, shkruan abcnews.

Ivanov u shpreh i penduar duke kërkuar ulje të dënimit. Prokurorët kërkuan që ushtarët të dënohen me 12 vite burg për shkelje të ligjeve të luftës.

Vendimi pritet  të merret më 31 maj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë