Loading…

Dy vëllezër të arrestuar në aksionin “Subvencioni 2021”, dyshohen se kanë dhënë ryshfet

  • 26/02/2021 | 13:36

Dy vëllezër të arrestuar në aksionin “Subvencioni 2021”, dyshohen se kanë dhënë ryshfet

Është mbajtur seanca ndaj 11 të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e aksionit policor “Subvencioni 2021”, shkruan Gazeta Express.

Behar Ejupi, avokat i Pajtim Krasniqit, pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm ndaj pretendimeve të Prokurorisë.

Ai tha se Krasniqi nuk e mban pozitën zyrtare në AZHB, për të cilën është duke pretenduar Prokuroria.

“Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer dy vepra penale ‘dhënie e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’. Konsideron se ka prova të mjaftueshme. Mbrojtja e ka kundërshtuar pasi që i njëjti nuk është në pozitën për të cilën dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Edhe kolegët e tjerë e kanë kundërshtuar fuqishëm caktimin e paraburgimit. Ne i kemi dhënë arsyetimet tona se pse nuk duhet që tu caktohet kjo masë, por është çështje e Gjykatës.

Më tutje avokati njoftoi se në këtë rast Krasniqi është së bashku me vëllain e tij.

“Rasti është bashkë me vëllain e tij. Të dy dyshohet se kanë dhënë ryshfet lidhur me subvencionet. I njëjti ka pranuar një subvencion që është sipas rregullave dhe nuk ka të bëj me dhënie të ryshfetit”, ka thënë më tutje ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë