Loading…

Dy vëllëzërit në Rahovec dyshohet se vranë vëllanë e vogël: Flet nëna e tyre

  • 19/10/2019 | 20:52

Dy vëllëzërit në Rahovec dyshohet se vranë vëllanë e vogël: Flet nëna e tyre

Dy vëllezërit  E.M dhe A.M, të familjes Morina nga Qifllaku i Rahovecit dyshohen se kanë vrarë vëllanë e tyre të vogël, Naser Morinën. Por nëna e tyre, thotë se nuk beson që djemtë e saj ta kenë bërë këtë gjë, transmeton Gazeta Metro.


Mbi dyshimin për vrasje, policia ka arrestuar ata dhe dy shok të viktimës.

“Kanë hi 15 veta a sdi sa më kanë trondit, dhe i kanë marrë të dytë”, thotë nëna e tyre.

Por ajo po thotë se nuk dyshon që djemtë e saj ta kenë bërë një gjë të tillë, pasi ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

“Unë në djem të mi nuk dyshoj kurrë, se u besoj atyre shumë”, thotë ajo.

Ndryshe, 32 vjeçari u gjet i vdekur në oborr të shtëpisë, mëngjesin e 9 majit të këtij viti./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë