Dy automjete që i përkasin KEDS-it janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, transmeton Gazeta Metro.
Rasti është konfirmuar për media nga komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Podujevës, Milaim Ajvazi, i cili ka bërë të ditur se incidenti nuk ka shkaktuar të lënduar.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll. Sipas Ajvazit, flakët nuk janë përhapur në objektin që ndodhej pranë automjeteve.
“Janë djegur dy vetura në pronësi të KEDS-it. Të lënduar nuk ka. Objekti anash ka shpëtuar. Ekipet tona janë në terren dhe tashmë zjarri është lokalizuar”, deklaroi Ajvazi./gazetametro.net