Loading…

Dy viktima nga bombardimet në Belgorod të Rusisë, Ukraina thotë se nuk ishin ata

  • 02/06/2023 | 15:06

Dy viktima nga bombardimet në Belgorod të Rusisë, Ukraina thotë se nuk ishin ata

Dy gra janë vrarë nga një sulm me bombë në rajonin kufitar të Rusisë Belgorod sipas guvernatorëve të zonës, transmeton Gazeta Metro.


Vyacheslav Gladkov tha se viktimat janë goditur nga mbetjet e bombave afër fshatit të Maslova Pristan.

Ndërsa zyrtarët e rajoneve fqinje Bryansk dhe Kursk kanë thënë se disa ndërtesa janë dëmtuar nga një sulm me dron gjatë natës. Zyrtarët ukrainas nuk kanë pranuar fajin për një sulm të tillë, raporton BBC.

Sipas Kievit, sulmet brenda Rusisë janë duke u kryer nga grupet ruse anti qeveritare. Sipas Gladkov në Belgorod dy persona të tjerë të cilët ishin duke udhëtuar me makinë janë lënduar nga copëzat e bombave.

Legjioni Rusia e Lirë (FRL) njëri nga grupet paramilitare më të njohura kundër Kremlinit kanë thënë se ata janë të përfshirë në operacione ushtarake në fshatrat Novaya Tavolzhanka. Sipas FRL 2 viktimat e regjistruara janë vrarë nga artileria ruse të cilët kanë menduar se në veturë gjinden anëtare të FRL.

Dy qyteza tjera në rajonin e Smolensk janë goditur nga dron me rreze të gjatë të veprimit ndërsa guvernatori i rajonit të Kalugas ka thënë se është dëgjuar një shpërthim në pyll.

Javët e fundit është shënuar një rritje e sulmeve ndër kufitare. Ngjarjet e fundit janë njëra nga rastet më të theksuara të sulmeve ndër kufitare që nga fillimi i luftës Rusi Ukrainë 15 muaj më parë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë