Loading…
Dy zyrtarë serbë vijnë të premten në Kosovë për t’i bërë propagandë ‘krizës humanitare’
  • 26/06/2019 | 11:28

Dy zyrtarë serbë vijnë të premten në Kosovë për t’i bërë propagandë ‘krizës humanitare’

Dy zyrtarë serbë do të qëndrojnë në veri të vendit, në prag të asaj që po quhet krizë humanitare e që sipas banorëve të kësaj ane po ndodh shkaku i vendosjes së taksës, ku po mungojnë produktet esenciale. Lajmin për këtë vizitë e kanë konfirmuar për Gazetën Express në Ministrinë e Punëve të Jashtme.


Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric dhe ministri i Arsimit serb, Mladen Sarcevic të premten pritet të vizitojnë Kosovën.

Të dy këtyre zyrtarëve iu është dhënë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme. Këtë lajm e ka konfirmuar për Express, këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

“Po iu është dhënë leje Marko Djuricit dhe Mladen Saracevic. Të dy këta do të qëndrojnë një ditë në Kosovë për një vizitë rutinore në Universitetin e Mitrovicës”, deklaroi ai.

Zyberaj po mohon se kjo vizitë mund të ketë lidhje dicka me krizën humanitare që po përmendet në veri.

“Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj. Qytetaret serbë te Kosoves jane te shqetesuar nga dhuna psikologjike e udheheqesve politik te Beogradit. Ne jemi duke i percjelle me vemendje keto shqetesime”, thanë nga MPJ.

Ndryshe, tash e disa ditë po raportohet se veriu i vendit po përballet me krizë humanitare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë