Loading…
Dybala drejt transferimit te Reali, shkak i largimit të tij bëhet edhe Ronaldo
  • 11/02/2019 | 20:14

Dybala drejt transferimit te Reali, shkak i largimit të tij bëhet edhe Ronaldo

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, mund të transferohet te Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Metro.


Argjentinasi ka pasur më pak minutazh që nga ardhja e Cristiano Ronaldos vitin e kaluar dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet që ai të largohet nga kampioni italian, raporton gazeta spanjolle AS.

Dybala u la në bankën rezervë në barazimin e Juventusit ndaj Parmas dhe ishte argjentinasi i cili u largua edhe nga banka rezervë drejt zhveshtoreve gjatë minutës së 86-të dhe për këtë veprim trajneri, Massimiliano Allegri, e dënoi në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos duke e lënë prap në bankën reserve.

Paulo Dybala më vonë kishte kërkuar falje për veprimet e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë